Ndërpreu kontratën me të, Arkiva Shqip ‘kërcënon’ Albërije Hadërgjonajn?

Mediale Vip

Ndërpreu kontratën me të, Arkiva Shqip ‘kërcënon’ Albërije Hadërgjonajn?

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 19:46
Albërije Hadërgjonajn

Ka dy ditë që ka filluar “lufta” mes Albërije Hadërgjonajt dhe Arkiva Shqip.

ArkivaShqip është platformë që mbron të drejtat e artistëve shqiptarë, por që Albërije Hadërgjonaj ka kërkuar që të mbyll çdo bashkëpunim me ta, pasi sipas artistes ata vetëm mashtrojnë dhe çdo gjë e bëjnë për interesa personale.

Kështu të gjitha projektet që ajo ka pasur me ta janë fshirë nga kanali zyrtar i ArkivaShqip, por që artistja po kërkon që ato t’i kthehen pasi sipas kontratës i takojnë.

Këngëtarja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore ka marrë mbështetje të madhe nga fansat e saj, ndërsa ka paralajmëruar se do të publikojë një video për të treguar rreth bashkëpunimit me këtë kompani.

E në anën tjetër, para pak çastesh faqja zyrtare e ArkivaShqip ka paralajmëruar se do publikojë video ku do të tregojë nivelin e vërtetë të artistes për të gjithë ata që i kanë mbajtur anën asaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat