“Pjeshkë” në Instagram? Këngëtarja e thotë troç: Isha në skaf por…

Mediale Vip

“Pjeshkë” në Instagram? Këngëtarja e thotë troç: Isha në skaf por…

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 22:06
Xheisara, Ermalin Peçi

“ABC e Pasdites” me moderatorin Ermalin Peçi kishte sot temë diskutimi “Virusi që na njohu me Shqipërinë”.  Kjo temë bëri që të ftuarat të ngacmohen shpesh, me shaka, me njera-tjetrën. Ndër to ishte edhe këngëtarja Xheisara, e cila pushimet këtë vit i bëri në jug të Shqipërisë.

Ajo që mori vëmendje në studio, ishte pikërisht të shijuarit e detit me skaf nga ana e saj. Duke buzëqeshur pranoi se ndryshe nga vajza ‘pjeshkë’ në Instagram, ka shijuar pushimet me domate e djathë.

Të ftuarat e pyeten jo vetëm për ushqimin e thjeshtë, por edhë për shpenzimet e udhëtimit me skaf.

Replikat ngacmuese:

Xheisara: Vetëm në skaf kam dalë, nuk është aq ekonomik.

Albana Nanaj: Nuk është edhe aq ekonomik skafi…. Buka me domate  dhe djath qëndron! S’mund të rrish dy muaj në skaf. Unë e di sepse, ne kemi paguar shtrenjtë kur e kemi marrë, më shumë se hoteli kushton.

Ermal Peçi: Albana të bëri një pyetje si një shoqe. Ku i gjete lekët dhe kush ta pagoi skafin?

Xheisara: Skafi është i burrit të shoqes sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat