Hoqi dorë nga dieta vegane, Miley: S`po më funksiononte truri!

Mediale Vip

Hoqi dorë nga dieta vegane, Miley: S`po më funksiononte truri!

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 23:20
Miley Cyrus

Miley Cyrus e braktisi përfundimisht dietën vegane.

Pavarësisht se e shumëtrumpetuar, kjo lloj diete me gjasë nuk funksionon sic duhet, të paktën jo me të gjithë. Miley thotë se pati problem prej kësaj mënyrë të ushqyeri.

“Kam hequr dorë nga dieta vegane. Truri im nuk po unonte më”, tha këngëtarja.

Dietën në fjalë ajo e kishte ndjekur për gjashtë vjet. “Unë kam qenë vegane për një kohë të gjatë por më është dashur ta ndryshojë duke futur dhe ushqime me përmbatje të Omegës sepse truri im nuk po funksiononte si duhet. Ish burri im më gatoi disa peshk në zgarë dhe mbaj mend që kam qarë për një kohë të gjatë. Më dhemb vërtet të ha peshk”, tha Miley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat