Bëmë mama të të ngjaj! Sara Hoxha na prezanton për herë të parë me nënën e saj!

Mediale Vip

Bëmë mama të të ngjaj! Sara Hoxha na prezanton për herë të parë me nënën e saj!

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 23:45
Sara Hoxha

Sara Hoxha është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar.

Që pas zyrtarizimit të lidhjes së saj me Ledrin në prill të këtij viti, çifti i njohur ka pushtuar mediat dhe janë kthyer në të preferuarit e publikut.

Rreth 2 muaj më vonë, ata do vendoseshin sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për faktin se po bëhen prindër për herë të parë.

Fillimisht na lodhën pak, por në muajin korrik nëpërmjet një super videoja konfirmuan lajmet dhe na bën me dije se po presin një vajzë.

Kështu, Sara po shijon shtatzëninë dhe si një person mjaft i dashur në rrjetet sociale nuk ngurron aspak të ndajë foto me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Sara na ka prezantuar me nënën e saj dhe ngjajnë si dy pika uji.

Ajo ka publikuar një foto me të në Instastory, duke shkruar: “Mami, bjondia ime e preferuar!”

Image
Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat