Një tjetër largim nga Top Channel? Moderatorja konfirmon: Nuk do të jem më...

Mediale Vip

Një tjetër largim nga Top Channel? Moderatorja konfirmon: Nuk do të jem më...

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:03
Dojna Mema

Gjatë gjithë verës, nëpër media është përfolur se shumë figura të njohura të Top Channel janë larguar duke dhënë dorëheqjen.

Dojna Mema, është një nga moderatoret që nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. 

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, e pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo ka shkruar se e ka dashur shumë këtë program, por gjithçka ka një fillim dhe një fund.

“Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju.

Gjithçka  ka një fillim dhe një fund.  E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj”, shkruan Dojna, duke mos i bërë të ditura arsyjet e largimit të saj.

Nuk dihet se në cilin TV do ta shohim moderatoren, por ne mezi po presim ta shohim në projekte të reja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat