Krenare me hiret trupore tre javë pas lindjes, Olta Gixhari del me reçipeta dhe nxjerr barkun

Mediale Vip

Krenare me hiret trupore tre javë pas lindjes, Olta Gixhari del me reçipeta dhe nxjerr barkun

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 10:09
Olta Gixhari

Vetëm tre javë më parë, aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Amari i vogël erdhi në jetë me lindje natyrale, më 21 gusht.

Mami Olta e mori veten shumë shpejt nga lindja, duke u rikthyer sërish në formë.

Krenare për linjat e saj, aktorja nuk kursen fotot ku nxjerr në pah linjat e rregullta.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto ku shihet duke shëtitur me të birin, e veshur me streçe të zeza dhe reçipeta, duke nxjerrë në pah barkun, i cili shumë pak lëshim ka, duke mbajtur parasysh se nuk ka kaluar as një muaj nga lindja.

Image
Olta Gixhari

“Amar, dielli dhe deti dhe shumë dashuri. Era që luan me ne”, shkruan aktorja, si diçiturë të fotos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat