Rina Balaj zbulon domethënien e tatuazhit të realizuar në pjesën e sipërme të kofshës

Mediale Vip

Rina Balaj zbulon domethënien e tatuazhit të realizuar në pjesën e sipërme të kofshës

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:55
Rina Balaj

Reperja Rina Balaj ka qenë mjaft aktive këtë verë me projekte të shumta muzikore.

Megjithëse sikur të gjithë kolegët e saj, edhe ajo ka përjetuar një verë pa koncerte shkaku i pandemisë globale COVID-19, Rina prapëseprapë është gjendur pranë fansave përmes rrjeteve sociale.

Rina së fundmi po vazhdon të shijojë disa ditë të mira pushimi në plazh me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Reperja nga Istogu nuk heziton që në të shumtën e rasteve të tregojë linjat e saj trupore për fansat në disa fotografi atraktive me bikini.

Ndër të tjerash, ajo ka zbuluar edhe tatuazhin e realizuar në ijë, kuptimi i të cilit ishte vështirë i vërejshëm deri më tash.

Mirëpo në një video të hedhur së fundmi në InstaStory, Rina ka detajizuar këtë pjesë duke bërë të ditur se çfarë shkruhet në tatuazhin e saj.

“Kam jetuar mijëra jetë”, janë fjalët që reperja ka të realizuara tatuazh në ijën e saj. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat