Po pret bebushin numër dy me Tristan Thompson? Khloe foli për herë të parë rreth shtatzënisë

Mediale Vip

Po pret bebushin numër dy me Tristan Thompson? Khloe foli për herë të parë rreth shtatzënisë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:23
Khloe Kardashian, Tristan Thompson

Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një foto e Khloe Kardashian, e cila shfaqej buzë detit me një fustan të gjerë.

Mirëpo, nga pozicioni në foto, 36-vjeçares i dukej barku paksa i rrumbullakosur dhe aq u desh që fansat të besonin se Khloe është shtatzënë për herë të dytë.

Ata nuk ngurruan t’i komentojnë në foto dhe ta pyesin për bebushin numër dy, të cilin ishin të bindur se do ta kishte me ish-partnerin me të cilin tashmë ka rregulluar marrëdhëniet, Tristan Thompson.

Mirëpo, gëzimi nuk zgjati shumë pasi Khloe ka folur për herë të parë për lajmet rreth shtatzënisë dhe ka vendosur pikat mbi “i”.

Për revistën “E!”, ylli i KUWTK, ajo e ka mohuar të jetë shtatzënë dhe duket se këtë lajm s’do ta dëgjojmë për disa kohë.

Pra, nuk ka asnjë bebush rrugës!

Khloe dhe Tristan janë prindër të vogëlushes 2-vjeçare, True, e cila ka rregulluar goxha marrëdhëniet e prindërve të saj pas lajmit të bujshëm të tradhtisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat