Pse Georgina Rodriguez dhe Ariana Rockfeller shkëlqyen mes qindra të pranishmëve në Festivalin e Venecias?!

Mediale Vip

Pse Georgina Rodriguez dhe Ariana Rockfeller shkëlqyen mes qindra të pranishmëve në Festivalin e Venecias?!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:41
Georgina Rodriguez

Këto ditë në Venecia, po mbahet një ndër evenimentet më të rëndësishme të filmit, ku dhjetëra personalitete të njohur të kinematografisë botërore kanë zbarkuar në qytetin Italian.

Ndërsa bashkëshorti i saj i famshëm, vijon karrierën e tij futbollistike në skuadrën italinane të Juventus, Georgina Rodriguez është kthyer në një personazh tejet i dashur në Itali, ndaj në edicionin e 77 të Festivalit të Venecias, nuk mund të mungonin hiret e bukuroshes latine.

Teksa emrat e stilsitëve me të cilët partnerja e Christiano Ronaldo ka bashkëpunuar për eventin e rëndësishëm, ndryshojnë nga dita në ditë; sa i përket bizhuterive, bukuroshja brune ka zgjedhur t’i qëndrojë besnike së njëjtës markë.

Pasqule Bruni, është brandi prestigjoz që kësaj here qëndron pas shkëlqimit të Georginas, në çdo ditë të festivalit. Dizajnet e koleksionit të këtij sezoni, të Pasquale Bruni kanë plotësuar në harmoni të plotë sharmin e partneres së Ronaldos.

Për veshjet nuk i është dashur të shqetësohet pasi për një stiliste është shumë e thjeshtë të sigurojë ‘outfit’ për një event, ama në edicionin e 77-të të Festivalit të Venecias, Ariana Rockfeller ka patur impenjimin maksimal sa i përket bizhuterive.

Tapeti i kuq për Rockfeller ka qenë një pasarelë mode, ndërsa paraqitjet e mbesës së biznesmenit John Rockfeller kanë kthyer shumë koka pas, me shkëlqimin e bizhuterive Pasquale Bruni.

Fatmirësisht në Shqipëri prej vitesh ne kemi mundësi t’i shijojmë krijimet e mrekullushme të artit të markës së famshme të bizhuve, falë bizhuteri Gjikondi që ka ekskluzivitetin e këtij brandi.

Image
Ariana Rockfeller
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat