“Ndihesha si të isha përdhunuar elektronikisht”, Paris Hilton flet e prekur për publikimin e videos së seksit

Mediale Vip

“Ndihesha si të isha përdhunuar elektronikisht”, Paris Hilton flet e prekur për publikimin e videos së seksit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:05
Paris Hilton, Rick Salomon

Paris Hilton ka folur publikisht për një nga ngjarjet më të tmerrshme, që ka ndikuar shumë në jetën e imazhin e saj. Përpara shumë vitesh i dashuri i saj, Rick Salomon, i publikoi një video të cilën ata e kishin xhiruar kur po kryenin marrëdhënie seksuale.

Në një dokumentar për jetën e saj, që mban titullin, “This is Paris”, milionerja rrëfen se si u gënjye asokohe nga partneri. Ajo e ka krahasuar këtë ngjarje si një “përdhunim që i është bërë në mënyrë elektronike”.

“Ajo ishte lidhja ime e parë e vërtetë. Isha 18 vjeçe. Isha shumë e dashuruar me të dhe doja ta bëja të lumtur. Dhe më kujtohet që ai nxori kamerën dhe po më ushtronte presion që ta bëja atë gjë. Ishte njësoj si të isha përdhunuar në mënyrë elektronike. Ai ishte momenti privat i një vajze adoleshente, por të gjithë e shihnin dhe qeshnin me të, a thua se ishte diçka komike”, është shprehur Paris e prekur.

Ajo ka shtuar se kjo video është gjëja e vetme për të cilën pendohet në jetë dhe që i besoi personit të gabuar.

“Mund të them se ajo video është diçka për të cilën do të pendohem gjithë jetën. Isha adoleshente, isha e dashuruar. I besova njeriut të gabuar. Mendoj se shumë vajza, veçanërisht kur janë në një lidhje, thjesht duan të ndihen të dashuruara dhe besojnë se i dashuri i tyre do ta mbaj gjithçka private, por ti asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë, sepse njerëzit ndryshojnë dhe disa djem nuk janë njerëz të mirë”, ka thënë Hilton.

Videoja në fjalë është xhiruar në vitin 2001 në një shtëpi dhe u shit nga i dashuri i Paris pas ndarjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat