Me 39.5 temperaturë dhe në skenë! Ka mundësi që edhe Fjoralba Ponari ta ketë kaluar Covid-19!

Mediale Vip

Me 39.5 temperaturë dhe në skenë! Ka mundësi që edhe Fjoralba Ponari ta ketë kaluar Covid-19!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:06
Fjoralba Ponari

Muajt e fundit, situata nga Covid-19 ndryshe nga sa ishte parashikuar, është përkeqësuar duke njohur shifra të larta të infektuarish dhe viktimash.

Në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë e deri tani, numërohen 10,553 të infektuar dhe 321 humbje jete.

Mes të prekurve kanë qenë edhe figura të shumta publike si Florjan Binaj, vëllezërit Budina, Nora Malaj, Erjon Veliaj, Bledi Strakosha etj.

Dhe ka mundësi që listës t’i bashkohet edhe moderatorja simpatike e ekraneve shqiptare Fjoralba Ponari.

Pse “ka mundësi” dhe jo “është e sigurtë” do thoni ju?

Sepse as ajo vetë nuk mund ta thojë këtë gjë, por di vetëm se në episodin e parë të ‘Jeho’ është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5, duke mos u përjashtuar mundësia që të ketë qenë prekur nga Covid-19.

Këtë na e ka treguar në një bashkëbisedim që po zhvillon me ndjekësit në Instagram, ku e pyetur rreth emisionit, ajo shkruan se “Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.

Megjithatë, nga përgjigja kuptuam se Fjoralba nuk e ka kryer tamponin apo testin serologjik, andaj nuk mund ta themi me siguri nëse e ka kaluar apo jo.

Nga ana tjetër, bukuroshja bjonde ka treguar se më 27 shtator nis “E diell”, që me sa kemi kuptuar dhe me sa flitet do vijë me goxha risi.

Sakaq, moderatorja shumë shpejt pritet të publikojë këngën e parë në bashkëpunim me Lyrical Son.

Fjoralba është nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha dhe suksesi duket i garantuar, ndonëse nuk ka ende detaje rreth datës së publikimit të albumit apo të këngës së parë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat