Kujdes nëse rrini me telefon në dorë gjithë ditën! Mund të përfundoni në spital si Kanye West!

Mediale Vip

Kujdes nëse rrini me telefon në dorë gjithë ditën! Mund të përfundoni në spital si Kanye West!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:13
Kanye West

Kanye West përfundoi në spital me dëmtime të dorës pasi kishte shkruar shumë mesazhe!

Po, po, ishte vetë reperi ai i cili konfirmoi se kishte përfunduar duke bërë disa injeksione me steroide, pasi kishte pasur dëmtime.

Të martën në mbrëmje, Kanye publikoi në Twitter një fotografi të një radiografie që tregon dorën e tij të djathtë. Reperi shkruante se dëmtimi ishte si rezultat i “dërgimit të shumë mesazheve”.

Nuk e dimë sesa mesazhe duhet të shkruash që të përfundosh në spital, por përgjigjen e presim nga Kanye.

E ndërkohë që ky i fundit ishte në spital, gruaja Kim Kardashian bëri një njoftim surprizë për të ardhmen e Keeping Up With The Kardashians.

Në një postim të përzemërt në Instagram, Kim zbuloi se Kardashian-ët kishin “marrë vendimin e vështirë si familje për t’i thënë lamtumirë serialit “Keeping Up with the Kardashians”, pas 14 vjetësh dhe 20 sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat