Jemi mësuar t`i shohim personat e famshëm gjithmonë të kuruar, ndaj kur qëllon ndonjë herë të jenë të veshur thjesht duke u përzjerë me të tjerët sic do njeri i zakonshëm, bën përshtypje.
Por një foto e Albana Osmanit “ujë e sapun” me veshje sportive, ka tërhequr mjaft kritika, dhe kjo e ka bezdisur moderatoren që është tërhequr prej disa kohësh nga ekrani.
Ndaj këtyre i është përgjigjur me një mesazh.
“Në të gjitha portalet ishte kjo foto paparaci, ku shkruhej lloj e soj. Epo ju them që këtu dukem shumë mirë, mëse normal. Ka ditë nga ngarkesa jam edhe më e shkujdesur. Vazhdoni më ndiqni këmba-këmbës. Thoni çfarë të doni. Njeri jam si të gjithë në fund të ditës. Dhe më pëlqen të mos ‘shes’ veten mbi këtë. Për role të tjera protagonizmi keni mjaftueshëm, në treg, që ua plotësojnë faqet dhe kilikimet. Më erdhi mirë që gjithë publiku kudo shprehej pozitivisht. Dua t’i falenderoj. Ju përshëndes duke ju uruar sezon të mbarë. Kujdes shëndetin mbi të gjitha!”, ka shkruar ajo.