Kejvina Kthella vjen provokuese në imazhet e reja

Mediale Vip

Kejvina Kthella vjen provokuese në imazhet e reja

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 23:47
Kejvina Kthella

Modelja e popullarizuar shqiptare, Kejvina Kthella, ka befasuar sërish me fotografitë që ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale.

Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, këtë herë ka publikuar katër fotografi provokuese.

Imazhet në fjalë e shfaqin në formë të mahnitshme, teksa ka vënë në pah më shumë se ç’duhet linjat e bujshme trupore.

E veshur me një fustan të zi të prerë anash, Kthella ka arritur të marrë vëmendje të madhe me dukjen e veçantë.

“Mbretëresha”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë – referuar pamjes së saj duke marrë parasysh edhe ambientin.

Ndërkohë, komplimentet krahas këtyre pozave ishin të shumta dhe mjaft pozitive për këtë dukje të biondes.

Kejvina vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të kërkuara e më të suksesshme në tregun shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat