“Mund të të konsumojë të tërën”- Supermodelja flet për betejën me ankthin: Asgjë nuk është e përhershme

Mediale Vip

“Mund të të konsumojë të tërën”- Supermodelja flet për betejën me ankthin: Asgjë nuk është e përhershme

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:12
Gisele Bundchen

Por Gisele Bundchen na ka zbuluar të kundërtën, teksa foli për luftën e saj me ankthin.

Bukuroshja braziliane rrëfeu përvojën e saj me sulmet e panikut në një postim në Instagram, ku shkroi: “Nga përvoja ime personale mësova se asgjë nuk është e përhershme. Ndonjëherë, mendimet se ndjenjat e këqija do të zhduken, mund të funksionojë si një dritë shprese.”

Ish-ylli i i Victoria’s Secret rrëfeu se ankthi mund të të “konsumojë” si njeri dhe për të shpëtuar duhet mbështetje.

“Ankthi mund të të konsumojnë të tërën dhe ndonjëherë kemi nevojë për mbështetje për të hequr këtë shqetësim,”- tregoi 40-vjeçarja.

Modelja rrëfeu se kërkoi ndihmë për tu përballur me sulmet e panikut.

‘Në momente si këto, familja, miqtë dhe specialistët mund të ndihmojnë,”– tregoi ajo. “Gjëja më e rëndësishme është të largoheni nga plogështia dhe të kërkoni alternativa. Jeta është dhurata jonë më e madhe dhe çdo ditë ia vlen.”

Gisele Bundchen  është nënë e dy fëmijëve: Benjamin, 10 vjeç dhe Vivian, 7-vjeç.

Ajo është e martuar me sportistin 43-vjeçar Tom Brady në vitin 2009.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat