Pra, i riu që bastisi shtëpinë e Eminem në prill, paska patur në plan të vriste reperin?!

Mediale Vip

Pra, i riu që bastisi shtëpinë e Eminem në prill, paska patur në plan të vriste reperin?!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:14
Eminem, Matthew David Hughes

Nëse ju kujtohet një situatë e pakëndshme ka ndodhur në shtëpinë e reperit të njohur Eminem në prill të këtij viti.

Mediat shkruanin aso kohe se teksa ai ishte duke fjetur gjumë, një hajdut rreth orës 4 të mëngjesit vendos që të thyejë xhamin e kuzhinës dhe të futet në shtëpinë e tij në Detroit duke shmangur sigurimin.

Eminem është zgjuar nga alarmi i shtëpisë dhe e gjen veten ballë për ballë me hajdutin.

Reperi i shtangur ka bërtitur në mënyrë që ta dëgjonte sigurimi, por në atë moment hajduti është tërhequr.

Nuk ka vonuar policia në vendngjarje dhe hajduti u arrestua. Ai akuzohet për “ndërhyrje në shtëpi” dhe “shkatërrim dashakeq të një banese”.

Së fundmi, detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje pasi një oferer policie ka folur duke treguar të reja që nuk i dinim.

Ditën e djeshme është zhvilluar një seancë dëgjimore paraprake, prej nga ku oficeri i policisë, Adam Hackstock, ndau detajet e pretenduara në lidhje me qëllimet vdekjeprurëse të të pandehurit, Matthew David Hughes, raporton E!Online.

Ai ka thënë se  “Kur Mathers u pyet nga Eminemi pse ai ishte atje, është përgjigjur se kishte ardhur për ta vrarë”, raporton Detroit Free Press.

Sidoqoftë, avokati i të riut 26-vjeçar e ka mohuar këtë: “Nuk jam i sigurt se nga erdhi deklarata e oficerit. Nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis të dyve në shtëpi.”

Sipas dëshmisë që Hackstock ka dhënë, kur Eminem u zgjua nga gjumi, pa një burrë që qëndronte pas tij. Fituesi i Grammy i tha oficerit që fillimisht mendoi se ai ishte nipi i tij.

Detroit Free Press raporton se Eminem nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së mërkurës, teksa shton se seanca ku do merret vendimi për Hughes do mbahet në 28 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat