Kevin Spacey paditet për sulme seksuale nga Anthony Rapp dhe një tjetër aktor, kur ata ishin nën moshë

Mediale Vip

Kevin Spacey paditet për sulme seksuale nga Anthony Rapp dhe një tjetër aktor, kur ata ishin nën moshë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:38
Kevin Spacey

Dy paditë e reja seksuale ndaj aktorit tashmë famë-shuar vijnë për veprime që ai ka kryer në vitet 1980-të kur akuzuesit ishin minorenë.

Dokumentet gjyqësore thonë se Rapp e ka akuzuar publikisht Spacey se tentoi ta joshte atë në një apartament në New York në vitin 1986, kur ai ishte 14 vjeç ndërsa Spacey 26.

Rapp, i njohur për rolin në filmin Star Trek: Discovery, i ka bërë publike akuzat në tetor 2017 gjatë zgjerimit të lëvizjes #MeToo, kundër abuzimeve seksuale.

Asokohe Spacey tha se nuk e mbante mend incidentin por kërkoi falje për sjelljen “e gabuar  të nxitur nga alkooli”.

Në këtë rast aktori gjithashtu pranoi se është homoseksual, çka solli reagime të ashpra dhe fundin e karrierës së tij.

Akuzuesi i dytë të cilit dokumentet i referohen si C.D., thotë se e njohu Spacey në një kurs aktrimi kur ishte adoleshent.

Ai thotë se aktori e ftoi disa herë në shtëpinë e tij ku ata ishin përfshirë në “akte seksuale” ndërsa në vizitën e fundit Spacey akuzohet se tentoi ta sulmonte seksualisht.

Që prej akuzave publike të Rapp një numër akuzash të tjera janë bërë kundër Spacey, por shumica kanë dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat