Janë apo jo në lidhje? Dafina i bën befasinë e veçantë DJ Geek për ditëlindje

Mediale Vip

Janë apo jo në lidhje? Dafina i bën befasinë e veçantë DJ Geek për ditëlindje

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:13
Dafina Zeqiri, DJ Geek

Dafina nuk hezitoi ta urojë publikisht DJ Geek.

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë komentuar shumë për lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën tash e një kohë kanë deklaruar se e kanë përfunduar.

Por, pavarësisht deklaratave të tyre, dyshen i shohim pothuajse kudo bashkë, duke nxitur dyshimet se ata nuk janë ndarë asnjëherë.

Megjithatë, Dafina nuk hezitoi që ta urojë publikisht DJ Geek me rastin e ditëlindjes, duke e kënduar atë “Happy Birthday” dhe i bëri një video.

Më pastaj, ajo publikoi tjetër video, ku shfaqet me një lule në dorë, të cilën po e këpuste në drejtim të Geekut.

Kujtojmë se “Million Dollar” titullohet kënga e fundit nga Dafina Zeqiri, e cila po pritet shumë mirë nga fansat e këngëtares.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat