Sabri Fejzullahu nuk i mban emocionet ndërsa merr nënshtetësinë shqiptare, puth disa herë pasaportën pasi i dorëzohet

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu nuk i mban emocionet ndërsa merr nënshtetësinë shqiptare, puth disa herë pasaportën pasi i dorëzohet

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:19
Sabri Fejzullahu

Këto ditë, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, janë pajisur me pasaportë shqiptare.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nënshkruar pasaportat e tyre dhe tani familja Fejzullahu janë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë.

Teksa këngëtari ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale për gëzimin e përjetuar pas marrjes së pasaportës, një video është shpërndarë së fundmi në Facebook, duke treguar ekzaltimin e Fejzullahut pasi mori nënshtetësinë shqiptare.

Videoja e shfaq Sabriun në sportel, teksa merr pasaportën dhe e puth atë disa herë pas marrjes.

Mesa duket ndjenja patriotike dhe dëshira për të poseduar pasaportë shqiptare ndër vite, ka qenë një ëndërr e kamotshme e këngëtarit Fejzullahu, i cili ka një karrierë të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Me nënshtetësi shqiptare tani janë edhe fëmijët e Sabriut, Ermali me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, përkatësisht nipërit e mbesat e Sabriut dhe Nerës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat