Ndërron jetë ish-modelja e Playboy, trupi i saj gjendet i zhveshur në mes të detit

Mediale Vip

Ndërron jetë ish-modelja e Playboy, trupi i saj gjendet i zhveshur në mes të detit

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:22
Galina Fedorova

Një modele ruse ka vdekur në një aksident të frikshëm teksa realizonte një fotosesion në oqean.

Galina Fedorova, ish-modele e Playboy, ishte në një udhëtim me varkë për të punuar për një projekt, kur së bashku me fotografin ndaluan për të notuar në brigjet e Sardenjës.

Fotografi Yev Taranovs tha se ai humbi nga sytë 32-vjeçaren dhe më pas filloi të bërtiste për ndihmë pasi pa një anije tjetër.

Më pas nisën kërkimet për gjetjen e modeles dhe trupi i saj u zbulua i zhveshur nga rojet bregdetare në ujë.

“Rryma mori anijen drejt shkëmbinjve. Ata u përpoqën që të notonin drejt saj, por nuk e arritën dot,”– thanë autoritetet lokale për mediat.

Ndërsa në bordin e varkës gjithashtu u gjetën shishe me alkool.

Fedorova u mbyt afër një prej bazave më të mëdha ushtarake të Italisë, vijën bregdetare të Teuladas.

Baza përdoret nga NATO që nga viti 1956.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat