“Qaja për ditë të tëra në shtrat”- Lady Gaga zbulon personin që i ndryshoi jetën pas përdhunimit: S’ka më lot nesër, do ngrihesh në këmbë dhe…

Mediale Vip

“Qaja për ditë të tëra në shtrat”- Lady Gaga zbulon personin që i ndryshoi jetën pas përdhunimit: S’ka më lot nesër, do ngrihesh në këmbë dhe…

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 11:24
Lady Gaga

Lady Gaga ka zbuluar se ishte gjyshja e saj personi që i ndryshoi jetën.

Këngëtarja me famë botërore rrëfeu se gjyshja e saj ishte një burim mbështetje për të, pasi e përdhunuan kur ishte adoleshente.

Lady Gaga shprehet se ishte ajo ishte një burim mbështetje për të dhe e bindi këngëtaren që të ngrihej në këmbë dhe “të bënte një ndryshim të vërtetë në këtë botë”.

“Gjyshja ime më ndryshoi jetën. Pasi u përdhunova qava në shtratin e saj për ditë të tëra. Një ditë, ndezi televizorin tek MTV dhe më tha që ta shikoja. Një artiste femër po performonte. Më pas më tha: ‘Do të lë që të qash për pjesën tjetër të ditës, por nesër do ngrihesh në këmbë dhe do bësh një ndryshim të vërtetë në këtë botë. Nuk ka më lot nesër’,”- kujton Lady Gaga.

Këngëtarja 34-vjeçare më pas vazhdoi të flasë për betejën e saj me shëndetin mendor, duke deklaruar se dikur ndihej aq e dëshpëruar sa mendonte të “hiqte dorë”.

“Kur ndihesha e dëshpëruar, mendoja se ishte një ide e mirë të hiqja dorë. Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëni. Do të doja të kisha kërkuar vetëm ndihmë. Por unë e fal veten,”– u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat