Labinot Tahiri pranon mirënjohje nga Rufki Suma

Mediale Vip

Labinot Tahiri pranon mirënjohje nga Rufki Suma

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:03
Labinot Tahiri

Kryetari i Hanit të Elezit e nderoi me mirënjohje Labinot Tahirin.

Këngëtari Labinot Tahiri, me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se ka marrë mirënjohje nga kryetari i Hanit të Elezit.

Ai tha se ndihet i nderuar për këtë mirënjohje, ndërsa falënderon Sumën dhe kryetarët e komunave të tjera për vlerësimin e punës humanitare që ka bërë gjatë pandemisë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“U ndjeva i nderuar kur pranova MIRËNJOHJE nga një udhëheqës i suksesshëm, kryetar i Hanit të Elezit , Z Rufki Suma!

Arsyea pse u ndjeva i tillë , ishte sepse ky njeri, pêrveq se iu dha ushtarakëve të tij motiv në luftën për Liri, ju dha edhe qytetarëve të kësaj ane motiv dhe dinjitet për tu krenuar me Komunën e tyre!

Kryetar, juve dhe gjithë kryetarëve të Komunave ku pa dallime kam shpêrndarë donacione edhe para edhe pas pandemisë, ju falenderoj për vleresimin e punës sime të cilën e bëj me shpirt, i obliguar nga Zoti dhe dora e popullit tim, të cilët më dhuruan epitetin e një HUMANISTI ashtu siq ishin të parët tanë, duke kontribuar me shumë dashuri me thënjen Dora për dorën e SHQIPTARËVE.

Do jem në shërbim të vendin ashtu siq ishin ushtarët tuaj.

Me respekt dhe dashuri për punën tuaj, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisē. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat