Fejohet këngëtarja Dafina Rexhepi

Mediale Vip

Fejohet këngëtarja Dafina Rexhepi

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 15:12
Dafina Rexhepi

Këngëtarja shqiptare, Dafina Rexhepi, ka kohë që nuk është aktive në muzikë.

Vite më parë, ajo publikonte shumë shpesh projekte muzikore derisa vendosi të pauzojë dhe të rikthehet sërish në vitin 2017.

Megjithatë, Dafina duket se nuk pa ndonjë interes më të merret me muzikë dhe iu përkushtua jetës private.

Ajo ka bërë të ditur për fansat e saj në rrjetin social Instagram se të premten e datës 11 shtator ka marrë propozim nga i dashuri i saj.

Dafina ka publikuar momentin e shkëmbimit të unazave dhe puthjen romantike me të dashurin, pasi pranoi propozimin.

“Unë thash PO, 11.09.2020”, shkroi këngëtarja Rexhepi në mbishkrimin e fotografive.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet që Dafina dhe partneri i saj kanë pranuar nga ndjekësit.

Ky propozim i është bërë asaj nga partneri gjatë pushimeve që çifti po kalojnë së bashku në Greqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat