Zbulohet projekti që do të rikthejë fuqishëm Klea Hutën në ekran

Mediale Vip

Zbulohet projekti që do të rikthejë fuqishëm Klea Hutën në ekran

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:47
Klea Huta

Në qershor të këtij viti, moderatorja Klea Huta dhe partneri i saj, producenti Elgit Doda, u bekuan me një vogëlush të cilin e quajtën Krid.

Klea ka qenë një nënë me kohë të plotë dhe siç na ka treguar edhe vetë, është “fiksuar” pas të voglit të saj të cilin nuk e lë vetëm në asnjë moment.

Por duket se kjo do të ndodhë së shpejti, pasi moderatorja po përgatitet për t’u rikthyer fuqishëm në ekran.

Burime për “imalbania” kanë treguar se kësaj here, Klea po vjen në një tjetër televizion me një projekt të ri.

Bëhet fjalë për “Vizion Plus”, ku vëllezërit Laço do të sjellin një format muzikor nën drejtimin e Kleas.

Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga moderatorja, mirëpo ne u gëzuam për rikthimin e saj pasi Klea na kishte munguar prej disa kohësh!

Lart e poshtë thuhet se përveçse po përgatit një projket muzikor, Klean do ta shohim shumë shpejt edhe si aktore.

Ka qenë ish-banori i Big Brother 2, Bjordi Mezini, ai që na ka prezantuar trailerin e projektit të tij filmik të titulluar “Kapiten Dinamo”.

Nga videoja dhe hashtaget nën të, kuptojmë se bëhët fjalë për një serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori, teksa mes emrave që do marrin pjesë në këtë serial janë edhe: Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleksandër Grami, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj.

Mbetet të presim për të tjera detaje! Duket se pasi u bë nënë, Klea po rikthehet me energji të reja!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat