Fjolla Morina pranon dhuratë luksoze, bëhet me veturë të tipit “Audi Q7”

Mediale Vip

Fjolla Morina pranon dhuratë luksoze, bëhet me veturë të tipit “Audi Q7”

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:51
Fjolla Morina

Ndonjëherë ani pse nuk ka ndonjë ditë speciale, dhuratat për personat e dashur janë mëse të pranuara.

Kështu ka ndodhur me këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, për të cilën dita e djeshme (e hënë) ka qenë mjaft e veçantë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ndërsa pranonte një dhuratë luksoze.

Bëhet fjalë për një veturë të tipit “Audi Q7”, pamje të së cilit këngëtarja i ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj.

Në videon e publikuar, ajo shihet e entuziazmuar, teksa në mbishkrim ka bërë të ditur se është dhuratë për të.

Nuk i dihet ende se kush ishte dhurues i një dhurate kaq luksoze, por Fjolla po e shijon një të mirë të tillë.

Ajo përndryshe njihet për jetën që bën në përgjithësi, duke marrë parasysh edhe shpenzimet në udhëtime dhe biznese të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat