Shqiptarët më të ndjekur aktualisht në TikTok – Bebe Rexha prin e para me afro katër milionë ndjekës

Mediale Vip

Shqiptarët më të ndjekur aktualisht në TikTok – Bebe Rexha prin e para me afro katër milionë ndjekës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 09:17
Foto Ilustrim

Rrjeti social TikTok është kthyer në një nga rrjetet sociale më aktive dhe të përdorura nga ndjekësit në mbarë botën.

Ky rrjet social u shqua si një nga fenomenet e karantinës, ku aktiviteti i personazheve në të u rrit ndjeshëm, me njerëzit që preferonin të ndanin video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Edhe shqiptarët filluan të përdorin me të madhe TikTok-ut, teksa vëmendja e madhe u vu menjëherë te numri i ndjekësve dhe pëlqimet që videot e emrave të famshëm shqiptarë marrin.

Por cilët janë shqiptarët më të ndjekur në TikTok?

Aktualisht, nga të dhënat rezultuan se artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është më e ndjekura në rrjetin social TikTok me 3.9 milionë ndjekës.

Këtë shifër ajo e ka arritur falë videove provokuese nga karantina, të publikuara në llogarinë e saj, ku nuk ka hezituar të ndajë me fansat edhe gjëra interesante nga pëtrditshmëria e saj.

Menjëherë pas saj, vjen këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Dua Lipa, e cila ka jo më pak se 3.7 milionë përdorues që e ndjekin në TikTok.

Edhe Dua është mjaft aktive në këtë rrjet sociale me video të ndryshme të realizuar në përditshmëri, në shumicën prej të cilave protagonist është edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Ndërkohë, e treta më e ndjekur në TikTok është po ashtu një artiste shqiptare me nam botëror – Rita Ora.

Ora ka një milion ndjekës në TikTok, shifër kjo më e vogël se e dy artistëve të lartpërmendura, shkaku që karriera e Ritës është më shumë e fokusuar në Evropë.

Por nuk janë vetëm shqiptaret me famë botërore ato që kanë shifra të larta ndjekësish në rrjetin social TikTok.

Edhe reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka 500 mijë ndjekës në TikTok.

Ajo madje ka një llogari të hapur që nga viti 2016 në këtë rrjet social.

Dora Kryeziu, e cila gjithashtu ka mbi gjysmë milioni ndjekës në TikTok, shifër të cilën e ka arritur falë aktivitetit të saj.

“Po, momentalisht i kam mbi 500,000 ndjekës. Ishte një video e imja qe u bë virale “Flower and milk bath photoshoot”. Për një kohë të shkurtër i arriti mbi 10 milionë shikime. Filluan të shtohen edhe përcjellësit. Filluan edhe ofertat e para që të bëjë ca reklamime të vogla. Kjo më shtyri që të mendoj se mund të përfitoj pak edhe nga ky hobi. Tani fokusohem më shumë që të bëj: DIY’s, Beauty Hacks, Life Hacks etj. Përpiqem qe ta jap një mesazh pozitiv për ata që më shohin. Nuk përpiqem të krijoj ndjekës në çdo mënyrë. Dua që për ndjekësit e mi të jem një shembull i mirë”, tha Kryeziu në intervistën e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat