Xhesika Berberi do të hapë së shpejti një biznes në Amerikë dhe arsyeja pse do ju befasojë të gjithëve

Mediale Vip

Xhesika Berberi do të hapë së shpejti një biznes në Amerikë dhe arsyeja pse do ju befasojë të gjithëve

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:26
Xhesika Berberi

Xhesika Berberi do të jetë një nga emrat e famshëm që do të prezantojë spektaklin më të madh të bukurisë në vend “Miss Universe Albania”. Përkrah modeles bukuroshe do të jenë edhe dy emra të tjerë shumë të njohur të ekranit shqiptar, Alaudin Hamiti dhe Adrola Dushi.

Xhesika ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” për të folur për këtë eksperiencë unike. Ajo u shpreh shumë e lumtur që i është dhënë mundësia të prezantojë këtë kompeticion e që për më tepër gjatë netëve të tij do të vishet nga marka ndërkombëtare, Christian Dior. Kjo është hera e parë që Dior do të veshë një vajzë shqiptare, sepse firmat e mëdha zgjedhin gjithmonë imazhe të rëndësishme për t’u kujdesur për veshjet e tyre.

Ndër të tjera Berberi tregoi se ka në mend të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha, që e konsideron si projektin më të rëndësishëm të jetës. Ajo rrëfeu se dëshiron që të hapë një kompani në Amerikë, që nuk do të ketë lidhje fare me modelingun. Xhesika tha se kompaninë dëshiron ta hapë për një arsye të madhe, për të bërë sa më shumë bamirësi.

“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një biznesmene shumë e suksesshme. Kur isha 10 vjeç qepja fustane për kukulla dhe dilja i shijsa tek lagjia. Bëja çdo ditë nga 500 lekë të reja dhe ato që fitoja i shpenzoja me shoqërinë e lagjes. Kam dashur gjithmonë që gjërat t’i ndaj me të tjerët. Dua që kompaninë që do hap të jetë e suksesshme, pasi dua të bëj shumë punë filantropike”, tha Xhesika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat