Justin Bieber fotografohet rrugëve të ‘Beverly Hills” duke ngrënë pica, ndërsa me vete nuk kishte një maskë mbrojtëse

Mediale Vip

Justin Bieber fotografohet rrugëve të ‘Beverly Hills” duke ngrënë pica, ndërsa me vete nuk kishte një maskë mbrojtëse

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 09:27
Justin Bieber

Fituesi i Çmimeve ‘Grammy’, Justin Bieber mezi priste të zhyste dhëmbët në një picë dhe vendosi ta hante atë ndërsa shëtiste në një rrugë në Beverly Hills të enjten.

Padyshim që ylli i muzikës pop, 26-vjeçari nuk ishte në gjendje të mbronte veten dhe të tjerët nga coronavirusi duke vënë një maskë, të cilën Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom e bëri të detyrueshme për të gjitha daljet publike më 18 qershor.

Deri të enjten, ka pasur mbi 256 mijë raste të konfirmuara me COVID-19 në Los Angeles, e cila ka çuar në 6,305 vdekje – sipas Universitetit Johns Hopkins.

Justin ishte i veshur me një veshje sportive ‘slob-rity’, duke përfshirë një këmishë të zezë me mëngë të gjata, tuta dhe atlete dhe një kapele ngjyrë ulliri.

Po atë ditë, Bieber u pa jashtë Rezidencës së Beverly Park në vlerë 25.8 milionë dollarë, të cilën e bleu në muajin gusht së bashku me një roje sigurie.

Këngëtari kanadez bëri disa gjeste para paparacëve, para se të futej në veturën e tij të zezë.

Këto fotografi të tij u shkrepën vetëm pak orë para publikimit të këngës së tij më të re “Holy” në bashkëpunim me Chance The Rapper. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat