Dy vite nga ardhja e Raidenit në jetë, Jona Spahiu i festoi në mënyrën më të bukur!

Mediale Vip

Dy vite nga ardhja e Raidenit në jetë, Jona Spahiu i festoi në mënyrën më të bukur!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:23
Jona Spahiu, Raid

Dy vite më parë, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Jona Spahiu, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë të voglin Raiden, i cili ka mbushur plot 2 vjeç!

Për shkak të emergjencës Covid-19 dhe ndalimit të grumbullimeve, Jona dhe partneri i saj organizuan një festë shumë private në shtëpi për të voglin, ku ishin të pranishëm vetëm familjarët e tyre.

Dyshja zbukuroi shtëpinë, përgatiti ëmbëlsirat dhe super tortën e ditëlindjes dhe bënë gjithçka për ta parë Raidenin të lumtur.

Sigurisht, momenti më i bukur për të voglin ishte hapja e dhuratave, të cilave iu gëzua pamasë.

Nuk mungoi edhe një portret i ëmbël familjar ku Jona dhe Frenkli mbanin të voglin, teksa i frynin qirinjve të tortës.

Shumë urime për Raiden!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat