“Yll Deti”, kënga më e re nga Hazz x Bllind (VIDEO)

Mediale Vip

“Yll Deti”, kënga më e re nga Hazz x Bllind (VIDEO)

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:24
Hazz x Bllind

“E kalume” ishte kënga me të cilët dolën për herë të parë në skenë këngëtarët Hazz x Bllind, duke pasuar pas pak muajsh me “Latina” e cila ju solli mjaft sukses. Nuk vonoi shumë që këngëtarët të sjellin këngën e radhës e cila vjen me një titull mjaftë të veçantë, “Yll Deti”.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarët, ndërsa kënga është realizuar në studion e Genc Prelvukaj, ku kompania e këtij të fundit “BlackFish” ka realizuar edhe videoklipin.

Nën ritme të lehta e me një videoklip veror, kënga të mbetet në mendje qysh në dëgjimin e parë.

Hazz x Bllind kanë hyrë fuqishëm në treg, ku për pak muaj kanë sjell tri projekte radhazi. Duket sikur fundin e vitit këngëtarët do ta kurorëzojnë me një tjetër projekt surprizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat