Stilistja shqiptare zbulon si do ta quajë foshnjën që do të sjellë në jetë

Mediale Vip

Stilistja shqiptare zbulon si do ta quajë foshnjën që do të sjellë në jetë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:59
Drenusha Xharra

Stilistja shumë e njohur shqiptare dhe një ndër personazhet më të dashur për VIP-at, Drenusha Xharra, po bëhet nënë për herë të parë.

Vetëm para pak ditësh, ajo mori vëmendjen e mediave me festën e organizuar për të zbuluar gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë.

Drenusha do të bëhet me vajzë dhe ndihet si në qiellin e shtatë nga lumturia. Madje, për Bieta sulon në “Ftesë në pesë”, stilistja ka zbuluar edhe emrin me kuptim që do t’i vendosë fëmijës.

Drenusha ka rrëfyer se kishte vite që dëshironte t’ia vinte emrin Zoe vajzës që do të sillte në jetë në të ardhmen.

Ky emër ka kuptimin “Jetë”, ndaj është një gjendje shumë e bukur dhe një ide për nënat e reja.

Më herët, stilistja kishte menduar se do të bëhej me djalë dhe tregoi se ishte lumturuar dyfish kur kishte zbuluar se e kishte vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat