Fjoralba Ponari konfirmon lidhjen me sportistin simpatik

Mediale Vip

Fjoralba Ponari konfirmon lidhjen me sportistin simpatik

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:02
Fjoralba Ponari me te dashurin

Vetëm dy ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se moderatorja Fjoralba Ponari ishte prej disa kohësh në një lidhje dashurie me një sportist të quajtur Françesko.

Megjithëse moderatorja s’e kishte zbuluar asnjëherë identitetin dhe portretin e mashkullit që i ka vjedhur zemrën, ai nuk mbeti sekret për shumë gjatë.

Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.

Pasi lajmi mori dhenë, Fjoralba i ka konfirmuar më në fund edhe vetë këto zëra.

Ajo ka publikuar në InstaStory lajmin që ka qarkulluar prej dy ditësh, duke pohuar kështu se është në një lidhje dashurie me mashkullin në fjalë.

Hajde gëzuar, siç shkruan edhe vetë Fjoralba!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat