‘Jam ndier e kërcënuar nga fama ime’, ylli i muzikës tregon si ia doli të luftonte depresonin

Mediale Vip

‘Jam ndier e kërcënuar nga fama ime’, ylli i muzikës tregon si ia doli të luftonte depresonin

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:05
Lady Gaga

Lady Gaga, në një intervistë të fundit ka folur mbi mënyrën si gjendja e saj depresive ka ndikuar në realizimin e albumit të ri.

Këtë verë ylli i muzikës pop publikoi albumin e gjashtë, 'Chromatica', i cili adreson çështje të rëndësishme, duke përfshirë sëmundjet mendore dhe shërimin e traumës (të gjitha këto nën ritmin e muzikës).

Në numrin e ri të 'PEOPLE', Gaga, 34 vjeçe, tregon si përdori muzikën për ta nxjerrë veten nga depresioni dhe gjendja e rënduar mendore.

“Zgjohesha në mëngjes dhe ia kujtoja vetes se isha Lady Gaga. Pastaj dëshpërohesha sepse nuk doja të isha vetvetja, nuk doja të isha Lady Gaga. Gjithmonë jam ndjerë e kërcënuar nga fama ime dhe nga ritmi i jetës që më krijoi karriera që ndoqa.”

Gaga është treguar e sinqertë duke u shprehur se për vite me radhë ajo i është dedikuar karrierës muzikore, duke lënë pas dore traumat emocionale dhe fizike, sidomos pas sulmit seksual që përjetoi në fillimet e karrierës së saj.

Ajo ka thënë se para se të fillonte të punonte për albumin 'Chromatica', po luftonte me PTSD (posttraumatic stress disorder) dhe fibromialgjinë.

“Kam kaluar shumë kohë në një lloj gjendje depresive thjesht duke mos dashur të bëj asgjë”, shprehet Gaga. “Dhe pastaj më në fund, ngadalë fillova të bëj muzikë dhe të tregoj historinë time përmes këngëve.”

Një temë gjithëpërfshirëse e 'Chromatic' është gjetja e dritës në fund të tunelit për të gjithë ata njerëz që njësoj si Gaga vuajnë nga sëmundjet depresive ose thjesht nuk ndihen vetvetja kohët e fundit. Këngëtarja jep dhe një mesazh për fansat duke u kërkuar atyre të jenë më të dhembshur, më empatikë dhe gjithmonë të respektojnë vuajtjet dhe sfidat personale të gjithsecilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat