Nuk ka më qetësi për Klea Hutën! Jeta e re mes punës dhe mëmësisë nuk është aspak e lehtë për të

Mediale Vip

Nuk ka më qetësi për Klea Hutën! Jeta e re mes punës dhe mëmësisë nuk është aspak e lehtë për të

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 07:09
Klea Huta, Kridi

Koha e qetësisë ka marrë fund për Klea Hutën, sepse përveç punës me kohë të plotë si nënë e një djali, duhet t’i përkushtohet edhe pjesës tjetër profesionale. Klea ka treguar se ajo i është rikthyer punës dhe ka nisur xhirimet, se për çfarë nuk e ka zbuluar, por në çdo moment pranë saj ka pasur edhe të voglin Krid.

Përmes disa videove në rrjete sociale ajo ka treguar se ditën e sotme e ka kaluar duke vendosur një balancim mes kohës për punë dhe të voglin e saj. E premtja ka qenë e gjatë për moderatoren dhe ajo ka thënë se kjo ditë nuk ka qenë aspak e zakontë për të.

Edhe mëngjesi ka nisur herët për ta, për shkak se Krid është zgjuar shpejt nga të qarat dhe më pas janë nisur bashkë për në sallonin e bukurisë për t’u rregulluar mami Klea.

E gjithë kjo ka zgjatur fare pak, sepse moderatores i është dashur të marrë sërish në krahë vogëlushin për ta ushqyer.

“Bëmë si bëmë një orë dhe Krid po pi prapë dhe e ka zënë gjumi dhe po përpëlitet nga qejfi”, thotë moderatorja në një video.

Image
Klea Huta

Pasi ajo është siguruar se i vogli është ushqyer mirë, ka treguar se ka nisur nga xhirimet me lutjen se do të përfundojë punë sa më shpejt. Jo më kot thonë se sfida më e madhe në jetë është rritja e një fëmije dhe me shumë siguri Klea po e vërteton më së miri këtë gjë përmes këtyre situatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat