Dua Lipa poston videon ku flet shqip dhe na shkriu zemrat!

Mediale Vip

Dua Lipa poston videon ku flet shqip dhe na shkriu zemrat!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 08:18
Dua Lipa

Ajo është një nga artistet më të njohura të momentin dhe gjithashtu një nga shqiptaret që na ka bërë më së shumti krenarë me arritjet e saj.

Dua Lipa po ngjit çdo ditë shkallë më të larta, teksa pavarësisht të gjithave nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh.

Së fundmi, një person shumë i afërt i saj feston ditëlindjen dhe këngëtarja me famë botërore ka zgjidhur ta urojë me një video nga fëmijëria.

Në videon e postuar në Instagram dëgjohet teksa flitet shqip dhe Dua e vogël thotë ‘Natën e mirë‘, kurse personi që regjistron videon “T’i shoh thonjtë, ç’ka jeni tu bo? A të mira bonbonet?”

Këtë verë, shqiptarja u kritikua jo pak pasi u përfshi në debatin e famshëm të vendosjes së Kosovës në hartën e Apple dhe më pas pushtoi mediat me postimin e flamurit autokton shqiptar.

Mediat serbe nisën menjëherë artikujt kundër këngëtares shqiptare, madje duke i ndryshuar edhe emrin me qëllim fyerje, duke e quajtur Dui Lipi. Këngëtare të shumta serbe publikuan reagime kundër Duas, duke deklaruar se “këngëtarja shqiptare po nxiste urrejtje” apo se “vetë Dua e di shumë mirë që Kosova është zemra e Serbisë”.

Kishte edhe komente nga artiste serbe që i kërkonin Duas që të mos fliste për Kosovën e pavarur për shkak se nxiste urrejtje pasi “Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur, por gjithnjë pjesë e Serbisë”.

Po nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua sqaroi se publikimi i hartës nuk kishte për qëllim të nxiste urrejtje. Vetë Dua pranon se publikimi i hartës së “Shqipërisë së Madhe” ishte emocional dhe i ndikuar nga fakti që përballet çdo ditë me rezistencën për të promovuar një kulturë autentike.

Një gjë është e sigurtë, sado lart të ngjitet Dua Lipa nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat