“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, mjaftoi një ngacmim që Lei Kraja të flasë për çështjet e zemrës

Mediale Vip

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, mjaftoi një ngacmim që Lei Kraja të flasë për çështjet e zemrës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:18
Lei Kraja

Lei Kraja konsiderohet si një nga vajzat më seksi të ekranit dhe jo më kot tërheq vëmendjen në çdo dalje publike. Po ashtu mediat e huaja e kanë cilësuar si moderatoren më të bukur shqiptare, por duket se gjithë kjo vajzë ka mbetur e vetme.

Përmes një intreviste virtuale me ndjekësit e saj, Lei ka zbuluar se është beqare e mesa duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak.

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një ndjekës.

Lei ka treguar se ajo nuk e ka një të tillë, sepse në të kundërtën do të mendonte po të njëjtën gjë.

“Do të thosha të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, është shprehur moderatorja, shoqëruar me një “emoji” të mërzitur.

Të gjithë djemtë që e mësuan këtë gjë me siguri këtej e tutje nuk do të mendohen më dy herë për t’i fituar zemrën bukuroshes. Megjithëse Lei nuk ka çfarë të na tregojë momentalishtpër çështjet e zemrës, ajo është përfolur jo pak në media për jetën e saj private.

Deri para një viti, çdo ditë shkruhej për një histori dashurie mes saj dhe Robert Berishës, që në fakt nuk ekzistoi kurrë.

E gjitha nisi pas pjesëmarrjes së tyre në “Dane With Me”, por thashethemet morën fund kur ata treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë përtej miqësisë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat