Skerdi publikon baladën “Amelia”

Mediale Vip

Skerdi publikon baladën “Amelia”

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:41
Skerdi Ago

Skerdi Ago është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat marrin komente pozitive nga fansat e tij.

Ai ditë më parë kishte paralajmëruar projektin me titull “Amelia”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdes vet Skerdi në bashkëpunim me Mumën, muzikën e bëri Skerdi, kurse për instrumentalin u kujdes Alandy dhe Edlir Begolli.

Për videoklipin u kujdes Jaydee, ndërsa prapa këtij projekti qëndron kompania RedBox Entertainment.

Kjo këngë e Skerdit vjen pas projektit “Melodia”, të cilin e kishte sjellë në bashkëpunim me Gent Fatalin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat