‘Je pozitive me COVID, mos dilni nga shtëpia se…’/ Ema Andrea zbardh telefonatën: Në këtë situatë kjo s’është shaka

Mediale Vip

‘Je pozitive me COVID, mos dilni nga shtëpia se…’/ Ema Andrea zbardh telefonatën: Në këtë situatë kjo s’është shaka

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:06
Ema Andrea

Pak ditë më parë aktorja Ema Andrea denoncoi përmes një postimi në rrjetet sociale një telefonatë private që i kishte ardhur në telefonin e saj. Teksa iu prezantua si punonjëse e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, vajza që e telefonoi i kërkoi të mos dilte nga shtëpia pasi kishte rezultuar pozitive me COVID-19 dhe do të shkonte ta merrte një makinë.

Aktorja Andrea, në një lidhje live me ‘News 24’, e ka cilësuar këtë telefonatë si një ‘shaka pa kripë’, ndërsa tha se një gjë e tillë u ka ndodhur edhe personave të tjerë publikë.

“Këtë lloj shakaje pa kripë e kanë bërë edhe me të tjerë, mjafton të kenë një numër të një personi publik dhe e bëjnë.

Kjo nuk është shaka, sidomos në një situatë të rënduar, shaka të tilla të dëshpërojnë për mentalitetin në të cilin jetohet. Ata prezantohet sikur punojnë në institucion shtetëror dhe thotë ke dalë pozitiv, duket që është shaka se ka të qeshura nga mbrapa. Ai person që e bën është injorant, agresiv. Unë e kam bërë testin covid dhe dola negativ, por ka kaluar shumë kohë, pra nuk përkon me këtë periudhë”, tha Andrea.

Çfarë thotë ky person?
Prezantohet sikur është person i personelit shëndetësor dhe thotë se ‘ke dalë pozitiv, prit të të sjellim ambulancën’. Duket që është shaka, sepse ka të qeshura nga pas. Të vjen keq se tallet me njerëz që punojnë 24 orë e lodhen, por edhe me njerëz që kanë kaluar trauma. Të gjithë janë të rënduar.

I je nënshtruar testit Covid?
Po. Por nuk përkonte me kohën kur më telefonuan. Kam qenë në kontakt me familjarë të infektuar, por unë e ruaj veten, edhe gjithë kolegët apo të afërmit e mi. E bëra për siguri, se nuk i dihet, në familje nuk ruaj dot distancën. Por dola negative. Familjarët tani e kanë kaluar dhe janë mirë.

Shfaqja “Coviveve”…
Ideja lindi nga dëshira për të ndihmuar njerëzit me aftësi ndryshe. Ne e mbështetëm këtë projekt. Është një bandë shumë simpatike, që shkon përtej artit, tek impenjimi, trajtimi me dinjitet i këtyre personave. Ky realitet nuk është se njihej në Shqipëri. Është diçka që më plotëson shumë edhe shpirtërisht.

Sa i keni ndjerë problemet e koronavirusit ju artistët?
Unë nuk jam e punësuar, por nuk besoj se artistët e kanë të lehtë këtë situatë. Unë jam përpjekur të jem një artiste e pavarur dhe sot për mua jeta e artistit nuk ka asnjë sens gjeografik. Në këtë situatë jeta e artistit kudo në botë është e disbalancuar. Situata e artistëve është e rënduar në të gjitha krahët, por nga diferenca e institucioneve, që nuk japin asnjë shenjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat