Dafina Zeqiri po vjen me diçka të re

Mediale Vip

Dafina Zeqiri po vjen me diçka të re

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:28
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri është një prej emrave më aktiv të skenës muzikore shqiptare, e cila numëron shumë këngë të reja.

Së fundi, artistja ka ndarë me ndjekësit disa video nga prapaskenat e këngës “Lule lule”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lumi B.

Përmes kësaj videoje, ajo ka thënë se shumë shpejt po rikthehet me një projekt të ri muzikor, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Në video, ajo në mbishkrim ka lënë flamurin e Armenisë, ndërsa shkroi “Faleminderit që tregoni kaq shumë dashuri! #lulelule vjen së shpejti tek ju!”,

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe Dafina, ndërsa kënga e fundit e saj është “Million Dollar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat