Liam Hemsworth nuk do i pëlqejë aspak, Miley Cyrus tregon se është shtirur në shtrat me të

Mediale Vip

Liam Hemsworth nuk do i pëlqejë aspak, Miley Cyrus tregon se është shtirur në shtrat me të

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:42
Liam Hemsworth, Miley Cyrus

Miley Cyrus prej tre vitesh po punon fort për albumin e shtatë, i cili më shumë siguri nuk do i pëlqejë ish-bashkëshortit të saj, Liam Hemsworth. Këngëtarja ka realizuar disa këngë për albumin muzikor, duke përfshirë njërën që tregon se është shtirur në shtrat me Liamin.

Sipas “The Sun” në këngën “Win Some, Lose Some”, Miley shprehet: “Natën e shkuar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di se ne ishim gati të vdekur. Nuk mundem t’i numëroj të gjitha herët që jam shtirur, faleminderit Zotit për mendimet në kokën time”.

“Ti më njeh më mirë se kushdo, por më lëndove më shumë se kushdo. Nuk mund të shtirem më “, vazhdon më tej kënga.

Dhe thuhet se kjo nuk do të jetë e vetmja këngë që Miley ja ka kushtuar martesës së saj. Në disa të tjera ajo shprehet se nuk i mungojnë aspak ish të dashurit dhe se refuzon të kërkoj falje për ato që kanë ndodhur mes tyre. Pas ndarjes nga Liam, Miley nisi një histori dashurie me Kaitlyn Carter përpara se të hidhej në krahët e Cody Simpson.

Tashmë ajo është beqare dhe po shijon sukesin e këngës më të re Midnight Sky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat