Big Basta shpërthen i revoltuar: Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend!

Mediale Vip

Big Basta shpërthen i revoltuar: Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:48
Big Basta

Big Basta përpara 3 vitesh mori vendimin të largohet nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re në Australinë e largët. Pas tij shkoi edhe bashkëshortja Vesa Luma së bashku me vogëlushin e tyre, Lian. Tashmë ata kanë një jetë të stabilizuar në Zelandën e Re dhe duket se as që e shkojnë nëpër mend rikthimin në vendlindje.

Për këtë vendim ka pas një arsye të fortë, të cilën Big Basta e ka shprehur i revoltuar përmes një postimi në “Facebook”. Reperi ka treguar se ai u shkëput nga muzika shqiptare për t’i siguruar jetën familjes së tij, sepse artistët në vendin tonë nuk janë vlerësuar kurrë.

“3 vjet e gjys shkëputje nga muzika shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes sime. Që kur të shkoj 45-50 vjeç të mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërinë. Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa asnjë suport nga shteti(e patë vetë në kohën më të vështirë) dhe prap më MUT e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po pështyhet mbi atë vend, turp!”, shkruan Big Basta.

Kujtojmë se gjatë karantinës i gjithë sketori artistik ishte një nga më të goditurit, pasi qeveria nuk dha asnjë ndihmë për këngëtarët, aktorët, balerinët etj. Madje prej muajsh në të gjithë baret dhe lokalet është ndaluar muzika pas orës 8, që shumë artistë e shihnin si formën e vetme të fitimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat