Ina Kollçaku: ‘Jam me Gerin, por flirtoj me meshkuj të tjerë’

Mediale Vip

Ina Kollçaku: ‘Jam me Gerin, por flirtoj me meshkuj të tjerë’

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:11

Ndonëse publiku ka hedhur shpesh hipoteza se mbase ata nuk janë më bashkë, Ina konfirmoi për moderatoren Ester Bylyku se ajo është në një lidhje me Gerin, por kjo marrëdhënie nuk është intensive..

Ina Kollçaku ka qenë e ftuara e parë, në sezonin e dytë të emisionit ‘Glamour Zone’. Një nga vajzat më pa komplekse shqiptare ka treguar të vërtetën e lidhjes së shumëpërfolur me Geri Bardhin.

Ester Bylyku: Si ke reaguar kur një djalë ka flirtuar me ty, ndërkohë që ti vazhdon të jesh me Gerin?  

Ina Kollçaku: Unë jam një person shumë flirtues, edhe flirtoj, nuk është se nuk flirtoj.

 Ester Bylyku: Pra, po më thua edhe që ke flirtuar?

 Ina Kollçaku: Po, edhe kam parë ndonjë… (qesh). Një gjë e bukur që të tërheq vëmendjen shikohet. As unë nuk do ndihesha keq nëse ai do shihte një femër shumë të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat