Është zgjedhur vajza e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe”.
Mbrëmë (e premte) është mbajtur eventi “Miss Universe Albania & Kosova”.
Gara mes vajza që konkurronin për të përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën në konkursin e bukurisë ishte mjaft e ngushtë.
Për të argëtuar të pranishmit u kujdesën Anxhela Peristeri, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno.
Kurorën e më të bukurës së Shqipërisë u zgjodh Paula Mehmetukaj, e cila do të përfaqësojë vendin në “Miss Universe 2021”.
Ndërsa, Kosovën do ta përfaqësojë Blerta Veseli.