Shpat Kasapi i plotëson dëshirën nënës për t’u martuar këtë 35-vjetor

Mediale Vip

Shpat Kasapi i plotëson dëshirën nënës për t’u martuar këtë 35-vjetor

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 09:42
Shpat Kasapi i plotëson dëshirën nënës

Pak ditë më parë u zbulua se këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku, Shpat Kasapi është në një lidhje dashurie Shpati u kap mat me një vajzë bukuroshe teksa ndodheshin në një lokal në Shkup.

Prive.al” bëri të ditur se Shpati dhe vajza në fjalë kanë më shumë se një vit bashkë.

E dashura e Shpatit quhet Selvije, ka pasur një sallon bukurie të saj në Maqedoni dhe ka punuar me shumë figura publike.

Burime pranë artistit kanë bërë të ditur për "Panorama plus" se Shpati po planifikon ceremoni dasme për të përmbushur dëshirën e nënës së tij për t’u bërë dhëndër këtë 35- vjetor.

Kujtojmë që para disa muajsh Shpati së bashku me të ëmën, ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.

“Kam një dëshirë: që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, u shpreh nëna e Shpatit.

Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat