Heidi Klum rrëfen sekretin që fshihet pas shkëlqimit të lëkurës së saj

Mediale Vip

Heidi Klum rrëfen sekretin që fshihet pas shkëlqimit të lëkurës së saj

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 00:53
Heidi Klum

Modelja me famë botërore, Heidi Klum ka treguar sekretin e saj për një lëkurë me shkëlqim dhe të freskët.

47 vjeçarja thotë se prej vitesh përdorë kremin hidratant ‘Mario Badescu Buttermilk’ që kushton vetëm 18 dollarë.

“E përdor prej vitesh, çdo ditë. Sa herë kam marrë kremëra të shtrenjta, kam përfunduar me puçra dhe probleme me lëkurën. ‘Mario Badescu’ nuk m’i mbyll poret”; ka treguar mami i katër fëmijëve për ‘Today’.

Ky krem hidratues përmban acid laktik, një acid alfa hidroksi që zbut lëkurën, lehtëson hiperpigmentimin dhe në ndihmon në zbutjen e rrudhave të imta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat