“Parazita, gjakpirës”, shpërtheu keq ndaj kompanisë së njohur muzikore, moderatorja Roza Lati bën veprimin e papritur

Mediale Vip

“Parazita, gjakpirës”, shpërtheu keq ndaj kompanisë së njohur muzikore, moderatorja Roza Lati bën veprimin e papritur

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 08:38
Roza Lati

Moderatorja Roza Lati reagoi ashpër ditën e djeshme ndaj kompanisë muzikore  "Arkiva Shqip"., e cila i ka bllokuar një video të saj gjatë një interviste në "Abc News".

"Mesa duket arkiva është bërë xheloze që kam 342 komente aty dhe duan që të gjithë atë vëmendje dhe ato klikime që pata unë te ajo video në instagramin tim, me fytyrën time, i duan t'i orientojnë njerëzit në kanalin e Youtubit që të marrin lekë arkiva. Ligjërisht kur "Abc News" iu thotë lirojeni videon e Rozën sepse ka të drejtën nga ne dhe ata nuk po e lirojnë, kam përshtypjen se nuk po e lirojnë prej inati. Arkiva boll zutë dhjamë me b*thën tuaj ulur në karrige, duke përfituar fitime monetare nga gjithë njerëzit e tjerë! Boll na pitë gjakun! Më vjen keq që qëndroni kaq kokëfortë dhe nuk lironi këtë video, ku unë kam folur për bullizmin dhe për historinë time. Videoja pati aq impakt. Unë kam çuar dhe ankesë duke thënë të lirojnë videon sepse unë nuk kam kontratë as me "Abc Neës". Intervistat e mia, aty ku dal unë, mund t'i postoj në Instagram. I them bravo Albërije Hadërgjonajt, sepse kështu e meritojnë. Ja, jam dhe unë e pakënaqur nga Arkiva Shqip. S’ka faj Alberija qe ju degjeneroi publikisht. S’keni guxuar as te me pergjigjeni ne email. Parazita gjakpires!", shprehej Roza në një video të publikuar.

Mirëpo, duket se moderatorja është penduar pasi i ka fshirë të gjitha postimet e saj. Pas këtij veprimi, ajo publikoi një video ku shprehej: "Ndoshta drejtuesit e "Arkiva Shqip" nuk dinë asgjë rreth situatës, ndoshta është marrë ndonjë punëtor". Videoja në fjalë është fshirë sërish nga Roza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat