Pamela Hutchinson nga grupi “The Emotions” ndërron jetë në moshën 61 vjeçare

Mediale Vip

Pamela Hutchinson nga grupi “The Emotions” ndërron jetë në moshën 61 vjeçare

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 09:17
Pamela Hutchinson

Këngëtarja e njohure grupit “The Emotions”, Pamela Hutchinson ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare.

Për vdekjen e Pamelas, e cila këndoi në zhanrin R&B me motrat e saj, u bë e ditur përmes një grupi në rrjetin social Facebook, shkruan Daily Mail.

“Me kujtime të bukura, njoftojmë më dhimbje se motra jonë, Pamela Rose Hutchinson ndërroi jetë më 18 shtator të viti 2020”, shkruhej në postim.

Në po të njëjtin njoftim, thuhej se këngëtarja për vite të tëra ishte përballur me probleme shëndetësore, ndërsa tani ajo është duke ‘pushuar e qetë’.

Grupi muzikor në të cilën ajo ishte, u bë i popullarizuar në vitin 1977 përmes këngës “Best of My Love”.

Kënga e njohur arriti që të fitoj çmimin “Grammy” në kategorinë e zhanrit ‘R&B’, përshirë edhe shumë të tjera.

E njëjta ishte dëgjuar edhe në shumë filma të suksesshëm, sikurse “Boogie Nights”, “Summer of Sam”, “Mission Impossible III” dhe “The Holiday”.

Ato kishin pasur sukses edhe më projektin “I Don’t Wanna Lose Your Love”, “Boogie Wonderland with Earth” dhe “Wind & Fire”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat