Zendaya shkruhet në historinë e “Emmy Awards 2020”, fiton çmim në moshën 24 vjeçare

Mediale Vip

Zendaya shkruhet në historinë e “Emmy Awards 2020”, fiton çmim në moshën 24 vjeçare

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 12:08
Zendaya

Këngëtarja dhe njëherësh aktorja, Zendaya, ka arritur qysh në vitin e kaluar të rrëmbej zemrat e shumë fansave.

Kjo pasi ajo bëri paraqitjen në një film të zhanrit ‘dramë’, që po rezulton mjaft i suksesshëm për të.

Ylli i “Disney Channel, gjatë ditës së djeshme (e diel) ka fituar një çmimin në “Emmy Awards 2020”, duke u shkruar në histori.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur pasi 24-vjeçarja është personazhi më i ri që mund të ketë marrë ndonjë çmim ndonjëherë.

Me një intervistë nga shtëpia, Zendaya është shprehur mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj kohe.

“Dua të them faleminderit për akademinë e televizioneve dhe të gjitha femrat në të gjitha kategoritë. Ju admiroj shumë. Kjo është e çmendur. Faleminderit për familjen dhe ekipin”, është shprehur ajo.

Mes tjerash, aktorja është fituese e çmimit për aktoren kryesore të zhanrit ‘dramë’, përmes rolit në filmin “Euphoria”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat