Fatmir Spahiu fton Grenellin për kafe e birra bashkë me aktorë e producentë të tjerë

Mediale Vip

Fatmir Spahiu fton Grenellin për kafe e birra bashkë me aktorë e producentë të tjerë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:08
Fatmir Spahiu

Richard Grenell sot vjen në Kosovë.

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell sot vjen në Kosovë.

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, ka vendosur që nëpërmjet një postimi në Twitter ta ftoj për kafe e birra së bashku me disa aktorë të tjerë e producentë kosovarë.

“Sapo dëgjova nga mediat që ju sot do të jeni këtu në Prishtinë. Ju jeni shumë të mirëpritur për kafe, pije të nxehta, e birra, me një grup aktorësh e producentësh kosovarë. Ju uroj një ditë të këndshme në Kosovën tonë të bukur”, ka shkruar ai në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat