Luana Vjollca u jep lajmin e mirë fansave të shumtë

Mediale Vip

Luana Vjollca u jep lajmin e mirë fansave të shumtë

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 15:17
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka zbuluar diçka të re për fansat e saj.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, njihet si një person që punon shumë.

Përveç me emisionin e saj, ajo tani ka filluar të bëhet tejet aktive edhe me muzikë. Luana në kanalin zyrtar në Youtube tashmë ka një numër projektesh muzikore të cilat dita-ditës po shtohen.

Duket se këngëtarja nuk po mjaftohet me kaq dhe tani ka vendosur që të sjell edhe diçka të re.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një Instastory aty ku edhe u jep lajmin e mirë fansave të shumtë se po vjen me diçka të re.

Luana ndër të tjera ka treguar se kjo ishte edhe arsyeja se përse nuk ka qenë shumë aktive me ta.

Ajo nuk ka dhënë detaje mirëpo zbuloi se po punon shumë gjëra të reja për ta.

“Për fansat e mi, për luanatorët e mi. Asnjëherë nuk ju harroj, ndonjëherë koha nuk premton sepse po punoj për shumëëëë gjëra të reja për ju. Familja ime. Gjithçka e imja. Motivimi im. Ju du”, ka shkruar Luana në Instagram.

Kujtojmë se kënga e fundit e Luanes ishte një bashkëpunim me Jay Santos një këngëtar nga Kolumbia, që u mirëprit shume nga audienca shqiptare e po ashtu edhe nga ajo kolumbiane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat